Të tjera detaje janë zbuluar në lidhje me biznesmenin grek, pronar të një kompanie nafte në Shqipëri, që u arrestua ditën e sotme nga policia në Greqi pasi u kap me drogë.

Mediat greke, kanë zbuluar identitetin e tij dhe ai quhet Athanasios Karatzounis. Sipas “Zouglas” Karatzounis është ish-president i një ekipi futbolli lokal në Greqi.

Media greke “The Toc” raporton se biznesmeni, u arrestua në Larisa pasi iu gjetën 20 kg kokainë. Përveç tij në pranga ranë edhe tre shtetas shqiptarë, trafikantë droge në Ballkan.

Biznesmeni i arrestuar në Larisa ka qenë i dënuar më parë për kontrabandë cigaresh në Holandë. Operacioni policor është zhvilluar të mërkurën, ku përveç drogës biznesmenit iu sekuestrua dhe një shumë prej 100 mijë eurosh. Thuhet se zona e Larisës dhe Trikala ishin stacionet e magazinimit të drogës, nga të cilat më pas ajo shperndahej në vende te tjera.

Policia ia ka zbuluar 10 kg kokainë në depon e biznesmenit në Lazarina, kurse pjesa tjetër u gjet në një servis makinash në pronësi të një shqiptari.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb