Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Emri/ Kush është tregtari që u përplas për vdekje nga deputeti i PDIU, Aqif Rakipi

makina-e-deputetit

TIRANE- Policia e Shtetit jep sqarime të tjera në lidhje me aksidentin e shkaktuar sot nga deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, ku humbi jetën një person.

Policia ka zbuluar identitetin e plotë të viktimës, që thuhet se i preu rrugën deputetit që udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz” me targa AA002 CY. Ai është Seit Sorra, 54 vjeç, lindur dhe banues në Kus, Kashar

54-vjeçari, që mësohet se ka qenë tregtar i zonës, ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

Pas aksidentit deputeti u largua nga vendngjarja, por policia sqaroi se pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje, ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)


Komente ( 11 )

  • Familja e viktimes duhet ti paguaje makinen deputetit te “nderuar” se ai do bashkoje votat me shalegjatin!!

  • Ore nga doli kjo qe eshte larguar nga vendngjarja?! Policia tha se ka ndaluar dhe ne vend ka pasur dhe shume deshmitar te rastit dhe pas mberritjes se patrulles deputeti eshte larguar ne drejtim te komisariatit nr. 2 qe mediat e kan interpretuar si vetdorzim (a thua ishte ne arrati). Pa mare parasysh pastaj gjendjen e renduar psikologjike qe ka shfaqur deputeti pas gjithe asaj ngjarje makaber, reagimi i tij ka qen mese normal. Problemi qendon se politika ketu ka humbur te gjitha normat morale e njerezore dhe perpiqet te bej politike dhe mbi fatkeqsine apo vdekjen. Po ashtu dhe media qe per disa klikime me shume ka shkelur cdo parim gazetaresk apo koncept etike. Nderkohe qe te gjithe meren me bishtin e dhelpres a e lagu apo jo kur kaloi lumin lihet ne harrese totale problemi real ku gjendja e sigurise ne rruget tona eshte mjeran, ku kafshe e njerez e karroca mbine kudo neper autostrada, e shqiptaret kurre nuk do te kene kulturen te kalojne neper mbikalime apo vija te bardha. Pjesa tjeter eshte propagande banale dhe thashathemnaj mediatike.

  • Po mire more po tani dihet qe ne shqiperi, njerezit, kafshet, bimet, barinjte (kategori me vete) kalojne mullar bashke ne autostrade, perse nuk ulni shpejtesine kur e dini qe autostrada eshte problem, mire ketu ne usa ja shkel ndonjehere pa frike se ketu nuk hyn mize ne autostrade jo me njerez po ju andej e dini kshuqe ulni shpejtesine

  • Ela

    Me sa km ne ore ecte ky dwputeti?!!!

  • Al

    Ligjerisht ai qe largohet nga aksidenti dhe paraqitet direkt ne komisariatin me te afert nuk konsiderohet i larguar (pasi ka raste qe nuk qendrohet ne vendngjarje se te vrasin njerezit r viktimes)

  • Ela

    Po ai pse e levizi makinen?!c eshte ljo ekspertize pa makine ne vendngjarje

  • Viktima është njëherazi edhe fajtori.
    nuk kishte se përse të kalonte në këmbë përmes autostradës, seps aty ka një mbikalim për këmbësorët.

  • Nuk duhej te largohej nga vendi i ngjarjes…kishte spo s kishte faj e percaktojn specialistet.
    Para ligjit duhet te jemi te gjithe njesoj.

  • More ca duhet emri i te ndjerit..ju duhet te informoni per arrestimin e deputetit qe ka bere krimin..ose i bie ta marrim se shembull te gjith ne qe ecim me makina te shtypim nga nje njeri dhe te themi ose bejme ate qe beri deputeti nese ai nuk burgoset..

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.