TIRANE- Policia e Shtetit jep sqarime të tjera në lidhje me aksidentin e shkaktuar sot nga deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi, ku humbi jetën një person.

Policia ka zbuluar identitetin e plotë të viktimës, që thuhet se i preu rrugën deputetit që udhëtonte me mjetin e tij tip “Benz” me targa AA002 CY. Ai është Seit Sorra, 54 vjeç, lindur dhe banues në Kus, Kashar

54-vjeçari, që mësohet se ka qenë tregtar i zonës, ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një furgon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalim por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

Pas aksidentit deputeti u largua nga vendngjarja, por policia sqaroi se pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Automjeti i perfshirë në ngjarje, ndodhet në ambjentet e Komisariatit të Policisë në gjendjen e dorëzimit menjëherë pas ngjarjes, i sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Çdo veprim është kryer me korrektësi të plotë nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Tiranë.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb