TIRANE- Kandidati i LSI-së për deputet, Luan Rama, i cili garon i pesti në listë për Tiranën ka ‘shpallur’ fitoren e forcës së tij në këtë qark, ende pa u mbyllur procesi i votimit. Me anë të një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Rama pohoi se LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në kryeqytet.

Mes të tjerash ai u bënë thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë në votime në këto 1 orë e gjysmë që kanë ngelur nga mbyllja e qendrave të votimit në orën 19:00.

“LSI është në prag të fitores së madhe për të dalë forcë e parë në Tiranë!
Prandaj, në kohën e mbetur deri në mbyllje të kohës së votimit, shpejtoni që të jepni votën tuaj për të shpëtuar Shqipërinë nga kthetrat e krimit dhe të bandave të kanabisit!
Eja dhe voto! Voto edhe ti!
LSI forcë e paparë!”, citohet në mesazhin e Luan Ramës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: