DURRES – Rreth 1000 banorë të zonës së ish-Kënetës në Durrës i kanë bërë thirrje kryeministrit Rama që të tërhiqet nga vendimi për ndërprerjen e energjisë elektrike për debitorët, pasi nuk kanë mundësi ekonomike për të përballuar pagesën e faturave të prapambetura. Banorët kanë dalë sot në protesta, për të kërkuar rikthimin e energjisë elektrike, e cila u është ndërprerë prej një jave.

“Prej 7 ditësh jemi pa drita për shkak të mospagesave. Shumë banorë mbi 10 milionë lekë të papaguara në vite. Investimet për linjat elektrike i kemi kryer vetë në vite. Kryeministri Rama të tërhiqet nga ky vendim.”- deklarojnë banorët.

Ndërkohë qeveria shprehet e vendosur për të mos bërë asnjë tolerim për debitorët dhe personat që kapen duke vjedhur energjinë elektrike.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: