TIRANE – Mediat shkruajnë se Eni Cobani, e njohur për publikun për emisionin “Shihemi në Gjyq”, është paditur për mashtrim nga një qytetare, e cila pretendon se avokatja i ka marrë 3.5 milionë lekë të vjetra, për një çështje të pushuar në gjykatë.

Shtetësja Valbona Hasankolli sqaron se ka pësuar një dëmtim në punë dhe për këtë çështje ka marrë avokaten Eni Çobani, që ta përfaqësonte në gjyq.

“Janë zhvilluar disa seanca dhe nga ana e avokates Çobani mu tha se unë e kisha fituar çështjen, ndërkohë informohem se çështja është pushuar. ”-deklaroi Hasankolli.

Ndërkohë, avokatja Eni Çobani ka reaguar lidhur me lajmin për padinë e ngritur ndaj saj, duke thënë se nuk është informuar në rrugë zyrtare për këtë çështje.

“Unë shpresoj të jetë një lojë e mediave sociale, por nëse është e vërtetë jam gati të përballem në gjyq.”- është shprehur avokatja për një portal në Tiranë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: