Anxhela Devole

Rikthehet për kalërimin e fundit në Teatrin Kombëtar, Igli Zarka dhe kasti i më të përfolur të këtij sezoni artistik, “Equus”.

Pas interesit të lartë të artdashësve të teatrit dhe gjinisë së dramës, drejtori i TK, Hervin Culi premtoi rikthimin e kësaj shfaqje, ndaj nga data 14 deri në 18 qershor, “Equus”  i dramaturgut Peter Shaffer , me regji të Dino Mustafiç, himnizon edhe njëherë një nga të drejtat themelore të njeriut, lirinë, përmes fjalës dhe gjuhës së trupit.

“Equus” rrëfen historinë e një psikiatri që përpiqet të kurojë pacinetin e tij, që ka një dashuri patalogjike fetare për kuajt. Skena e TK është kthyer në një stallë, ku 17-vjeçari Alan Strang verbon 6 kuaj me çengel; një ndërthurje e lojës teatrale me muzikën dhe baletin, e që mban mbërthyer spektatorin për të zbuluar arsyet pse u krye krimi, këtë të mërkurë deri të dielën, në Teatrin Kombëtar, nën interpretimin e aktorëve, Timo Flloko, Igli Zarka, Arben Derhemi, Ema Andrea, Krist Lleshi e të tjerë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb