Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Equus”/ Shfaqja nudo në TK, Zarka: Njeriu nuk mund të jetë i lirë me rroba

drama

NGA: ANXHELA DEVOLE
“Equus”, një krijim i dramaturgut britanik Peter Shaffer, që prej më shumë se katër dekadash është vënë në skenat më të njohura të teatrove të Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pati vënien e saj edhe në Tiranë, në skenën e Teatrit Kombëtar. E renditur në listën e teatrove që përbëjnë pikë kthese jo vetëm sepse himnizojnë një nga të drejtat themelore të njeriut, lirinë, në një shoqëri e cila jeton iluzionin e saj, por edhe sepse e sjell atë jo vetëm përmes fjalës, por edhe gjuhës së trupit, dhe konkretisht përmes lakuriqësisë.

Dhe pikërisht këtë rol, regjisori që e ngjiti në skenën shqiptare, boshnjaku Dino Mustafiç, ia besoi të riut Igli Zarka. Edhe pse ai në disa pjesë të shfaqjes erdhi i gjithi lakuriq, për regjisorin ai veshi kostumin e vërtetë të aktorit, veten e tij, pa asnjë maskë. Alan Strang është personazhi që solli Igli Zarka. Një rol që për një shoqëri si e jona që nuk është përballur me skena lakuriqësie, mund të cilësohet i guximshëm e sfidues. Për të përballuar këtë sfidë fillimisht me veten, por edhe me publikun, Igli Zarka rrëfen se regjisori luajti edhe rolin e psikologut tek ai dhe deri më tani, interpertimi i Alan Strang, është mirëpritur nga spektatori, që nuk i kurseu duartrokitjet për “Equus”.
Igli Zarka nuk është i vetmi që u zhvesh në skenën e Teatrit Kombëtar. Krist Lleshi, aktorja që interpreton Xhillin erdhi gjithashtu gjysmë e zhveshur.

Nota e publikut për kostumin e Alan Starang, pra lakuriqësinë e tij është kjo: “Equus” me regji të Dino Mustafiç dhe që rrëfen historinë e një psikiatri që përpiqet të kurojë pacientin e tij, që ka një dashuri patalogjike fetare për kuajt vazhdon shfaqjet e tij në Teatrin Kombëtar.
(ed.me/BalkanWeb)



Komente ( 1 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.