SHBA – Era Istrefi, është rikthyer në SHBA për angazhimet e saj muzikore. Bukuroshja nga Prishtina pritet t’i përvishet punës në studio për projekte të reja.
eraaa
Nga ana tjetër është në prag të lancimit të duetit të madh me reperin më në formë të momentit, French Montana, këngë që pritet të dalë më 30 gusht raportojnë mediat kosovare.

Era Istrefi së fundmi ishte intervistuar nga revista e njohur Forbes, e cila e ka cilësuar atë si një top artiste. Këngëtarja ka treguar se priten disa bashkëpunime të mëdha në muajt në vijim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: