TURQI-Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë të premten se partia e kancelares gjermane, Angela Merkel, Partia Kristian – Demokrate dhe aleatët e saj, janë armiq të Turqisë, duke ju bërë thirrje votuesve turq në këtë vend, që të mos i votojnë ata, në zgjedhjet e muajit të ardhshëm.

“Po ju bëj thirrje të gjithë bashkëvendasve të mi në Gjermani, Kristian- Demokratët, SDP, Partia e Gjelbër, të gjithë janë armiq të Turqisë. Mbështetni partitë politike që nuk janë armike të Turqisë”, ka thënë ndër të tjera Erdogan.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: