TURQI-Pas votës pro në referendumin që i rrit kompetencat presidentit, Erdogan ka thënë se Turqia do zhvillojë referendum edhe për anëtarësimin e vendit në BE.

Në një intervistë dhënë të hënën në një televizion të Indisë, Erdogan ka akuzuar BE-në se nuk është “e sinqertë apo e ndershme” dhe po e detyron Turqinë të pres tek porta e saj, raporton AP.

“Turqia do të zgjedh rrugën e radhës përmes një referendumi sikurse ai për Brexit”, tha Erdogan.

Turqia, me shumicë myslimane ka nisur negociatat për anëtarësim në BE më 2005 por bisedimet kanë arritur pak progres.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: