Erion Braçe, deputeti i partisë socialiste, i është kundërvënë sërish presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Dukës. Braçe i cili në opinion futbollistik njihet edhe si tifoz i Partizanit, ka ironizuar me kreun e FSHF-së përsa i përket njohurive në futboll të këtyre të dyve.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, ai thekson se sistemi i ngritur nga Duka është i rënë dhe nuk mund të fshihet pas Skënderbeut.

Postimi i Erion Braçes
brace-postimi-470x281
Film i parë

Shak(ooooo)a nga M(o)andiii!

E para, kur unë bëja tifo për Mustën, Berishën, Ahmetajn, Eksarkon, Hysin, Starovën, Duron, Muratin, Tomorrin, Millon, Lamen, Shehun, Ramadanin, Agalliun, Kaçaçin, Panon etj etj; (ndjesë për emrat, por pyet Tanat, janë emra futbollistësh, nuk janë sharje me “rob shpie”)

Ti bëje tifo për pulat!

Dhe nuk kishe faj, bota kështu është ndarë, disa ndjekin pasionin, disa lekun në glasa!

E dyta, e di, e ke mësuar që futbolli luhet me top, në një fushë me dy porta, me dy ekipe prej 11 lojtarësh;

Madje madje e ke mësuar që në këtë lojë ka dhe arbitër, i vetmi që t’i njeh në çdo ndeshje.

Kërkënd tjetër dhe ç’të duhet xhanëm!

Ti kaq di, siç tek pulat, çmimin për kokrrat e vezëve, duhet patjetër që tamam ti të përcaktosh edhe numrin e golave për ndeshje, edhe kush fiton e kush humb.
Ky është futbolli yt!

Patjetër që unë e njoh edhe këtë lloj futbolli, ndaj do vijoj të jem kundër teje, shtatori është afër!

E treta, ti do ndjekësh pas Skënderbeun!

Harroje ti se do dënosh Skënderbeun për të shpëtuar veten.

Ti ke qenë aty. Skënderbeu është thjesht viktima në Sistemin tënd; u morr, u përdor dhe tani po e flak pas shtrydhjes.
Por do e ndjekësh pas!

Nuk shpëton dot, as me katër musketjerët e televizionit tënd që këtë futbollin që njeh e “luan” ti e shesin për më të bukurin në rajon, bio etj etj, as me fjalët e mëdhaja që mezi t’i mësojne t’i artikulosh dhe që ti s’i kupton kurrë.

(meqë ra fjala ç’domethënë “handikap”?)

Eeeej, futbolli yt nuk shitet kund, nuk e financon kërkush.

Ky nuk është handikap por fakt.

Dëshmon që futbolli yt është i rremë, i paravendosur, njësoj siç këtë sezon.

Ta kam thënë, njerëzit janë gati të financojnë pulat e tua-ato i bëjnë vezët jashtë kontrollit tënd, por jo të financojnë futbollin që ti “organizon”, rezultatin e tij ti përcakton e kërkon të shesësh.

Quhet ekonomi dhe nuk ta fal kush ty!

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb