TIRANE- Kryebashkiaku Erion Veliaj komenton raportin me ish–kreun e LSI-së, sot presidentin e vendit, Ilir Meta në një intervistë për ABC. Ndonëse ka pranuar që me Metën ka pasur një marrëdhëniet tejet korrekte, Veliaj ka shtuar se mes tyre diçka ka ndryshuar që pasi Meta u zgjodh President.

“Unë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me LSI, e kam një marrëdhënie shumë të mirë me LSI. Duhet të pranoj se me z. Meta kam pasur një marrëdhënie jashtëzakonisht korrekte, nuk kam asnjë kompleks që ta them këtë, pavarësisht se si shkuan gjërat politike në fushatë. Unë s’kam asnjë kompleks që të them që unë dhe Ilir Meta kemi pasur marrëdhënie shumë korrekte”- tha ai.

E duke folur për ndryshimin e marrëdhënies së tyre, Veliaj, sqaroi: “Diçka ndryshoi me ikjen e Ilir Metës në presidencë. Dhe duhet ta them këtë apriori, unë e mirëkuptoj. Pra një parti që në një muaj ndërroi tre kryetarë, pra Ilir Metën, Petrit Vasilin, Monika Kryemadhin, sigurisht që merr kohë që të axhustohesh. Dhe ia dedikoj këtë lapsus, këtë keqkuptim, këtë mosmarrëveshje këtij axhustimi të një partie që në një muaj ndërroi tre kryetarë. Unë sigurisht ndihem mirë që arsyeja triumfoi. A do kisha dashur, që jo vetëm për ujin, LSI të votonte të paktën për kreditë e buta? Ishte një program i shkëlqyer që u drejtua me porosi të veçantë nga ana ime nga nënkryetarja e bashkisë”, theksoi Veliaj.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: