Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj mblodhi në orën 14:00 Task Forcën për të diskutuar në lidhje me problematikën e ujit, duke shpallur gjendjen e emergjencës, për shkak të temperaturave të larta që kanë sjellë thatësira dhe mungesë të ujit në kryeqytet.

Task Forca do të diskutojë në lidhje pikat më të nxehta të kryeqytetit të cilat do kenë probleme me ujin dhe menaxhimin e situatës.

“Do të ketë mungesë uji si pasojë e pakësimit të rezervuarve. Kemi krizë të ujit që prek 15-20% të qytetit. Probleme me ujin do të ketë kryesisht në zonën e Unazës së Re. Gjithashtu në këtë situatë favorizohen zjarret, që është një tjetër problem me të cilin duhet të kemi kujdes. Probleme me ujin do të ketë edhe në pjesën Perëndimore të Tiranës”, – tha Veliaj.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb