TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas vendimit të nënkryetares Brunilda Paskali për t’u dorëhequr. Përfaqësuesja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Bashkinë e Tiranës e bëri publik vendimin e saj përmes një konference për mediat.

Pas këtij vendimi, kreu i Bashkisë më të madhe në vend ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “twitter”.

“Ishte kenaqesi te kisha ne skuader Bruna Paskalin keto 2 vite! Mirenjohje per kontributin e perkushtimin per Tiranen tone! Mbaresi me tej! ?”, shkruan kryebashkiaku Veliaj.

Në zgjedhjet e 25 qershorit, Brunilda Paskali kandidoi për deputete në qarkun e Korçës, ku renditej e treta në listë, por nuk mund të fitonte mandatin.

Me vendimin e saj për t’u dorëhequr nga posti i nënkryetares në bashkisë e Tiranës, Paskali le të kuptohet se nuk do ketë bashkëpunim PS-LSI në nivel vendor.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb