Kryetarja e Komitetit Drejtues Kombëtar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho ka reaguar pas deklaratës së kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi  se “Meta do jetë i pari president që do të provojë shkarkimin”, ka reaguar në rrjetet sociale.

“Qe ta marre vesh shoku Gramoz dhe te gjithe rilindasit e tjere: Ilir Meta eshte Presidenti i Republikes se Shqiperise i zgjedhur ne menyre legjitime nga Kuvendi i Shqiperise. Dhe ai do te jete Presidenti i te gjithe shqiptareve, do apo nuk do shoku Gramoz me Rilindasit e tjere,” shkruan Xhixho.

Postimi i plotë 

Qe ta marre vesh shoku Gramoz dhe te gjithe rilindasit e tjere: Ilir Meta eshte Presidenti i Republikes se Shqiperise i zgjedhur ne menyre legjitime nga Kuvendi i Shqiperise. Dhe ai do te jete Presidenti i te gjithe shqiptareve, do apo nuk do shoku Gramoz me Rilindasit e tjere.
Po nese dikush ndjehet i shqetesuar se zoti Meta deklaroi se “nuk do te dekretoj asnje kryeminister apo minister qe do te dale nga zgjedhje te vjedhura” shoku Gramoz çfare lidhje ka me votat e vjedhura?!

Une dhe LSI do punojme qe ne 25 Qershor qytetaret e Fierit te votojne te lire dhe te qete duke i dhene Shansin Shqiperise te drejtohet nga LSI.

“Presionet dhe santazhet që bën me votat e socialisteve që e zgjodhën edhe president, që nuk do të dekretoj as qeverinë janë të kota. Nëse ka këto mend të mos bëj betimin në 24 korrik. Nëse do shkoj me këto mend e do shkel Kushtetuten, është burri i parë që i ka provuar të gjitha, por do te jetë edhe presidenti i parë që do të provojë shkarkimin dhe i pari që do ta firmosë do të jetë Gramoz Ruci”, tha nga Fieri Ruçi një ditë më parë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb