Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ermal Meta rrëfehet për jetën sentimentale: Duhet shumë durim për të më duruar

erma

Ermal Meta, pasi u vlerësua në vendin e tretë gjatë edicionit të fundit të edicionit të Sanremos me këngën e tij ‘Vietato morire’, ka qenë i ftuar në emisionin radiofonik ‘A cuore crudo’, një emision i drejtuar nga Marina Minetti.

Kantautori, i cili sot do të jetë në jurinë e ‘Amici’ tregon për jetën e tij sentimentale:’Duhet shumë durim për të më duruar mua dhe e fejuara ime është unike në këtë’ dhe vazhdon ‘Të paktën në dy orët e para të mëngjesit e dashura ime duhet të më ‘injorojë. Në mëngjes jam i padurueshëm, por për fat mënyra ime për tu zënë është heshtja’.

Pyetjes së gazetares për vendet perfekte ku mund të puthesh ai i përgjigjet: ‘Nuk ekzistojnë vende perfekte por puthje perfekte’.

(da.xha/BalkanWeb)



Komente ( 3 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.