Futbollisti i kombëtares Shqiptare Eros Grezda ka ndërruar ambient duke nënshkruar për skuadrën e Osijek. Ish-lojtari i Lokomotivës së Zagrebit me lëvizjen e re kërkon që të vazhdojë të luajë rregullisht në Kupat e Europës.

Prej disa ditësh përflitej për transferimin e Grezdës, por vetëm sot është zyrtarizuar firma e futbollistit për klubin e tij të ri, kontratë të cilën vetë lojtari e ka bërë publike me një postim në rrjetet sociale.

Për 22-vjeçarin, ky është klubi i katërt si profesionist, pas eksperiencave të mëparshme te Aluminis dhe Zavrç në Slloveni, ndërsa u transferua dy vite më parë te Lokomotiva e Zagrebit. Me këtë të fundit, Grezda luajti 8 ndeshje në Ligën e Europës në sezonin e kaluar, ndërsa do të ketë mudnësi të përsëritë të njëjtën eksperiencë me Osijekun edhe në këtë edicion.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: