TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar ‘vendndodhjen’ e Klemend Balilit, i ciliësuar nga mediat greke si ‘Eksobari i Ballkanit’, në një kohë kur ky i fundit është në kërkim ndërkomëbtar për trafik droge. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ Berisha ka publikuar një mesazh që i ka ardhur nga qytetari dixhital, i cili ka publikuar foto, ku sipas tij është Balili duhet peshkuar. Escobari i Ballkanit nen mbrojtjen e Ediscobarit te Europes peshkon i qete ne resortin e tij luksoz “Sant Quaranta”! sb,” shkruan Sali Berisha në Facebook.

Image may contain: text
Mesazhi i ardhur ne inbox-in e Berishes

Klement Balili është personi më i kërkuar nga policia shqiptare, ndërsa akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Aktualisht prokurorët e Task Forcës pranë Krimeve të Rënda po identifikojnë pasuritë dhe llogaritë e tij bankare për t’ju drejtuar më pas Gjykatës me kërkesën për sekuestro konservative deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Kjo për shkak se ndaj Balilit është regjistruar edhe një hetim i dytë sipas ligjit “Antimafia” për pasuritë e 43-­vjeçarit, i cili tashmë jeton në arrati.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb