ESTONI-Zyrtarët në Estoni thonë se avionët ushtarkë rusë kanë shkelur hapësirën e tyre ajorre në Detin Baltik gjatë kësaj jave.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Mari-Liis Valter thotë se ministria e ka thirrur në bisedë amabasadorin rus që zyrtarisht të protestojë kundër kësaj shkelje, raporton AP.

Valter ka thënë se një avion ushtark rus të hënën ka hyrë në hapësirën ajrore estoneze pa leje dhe ka qëndruar në të për një minut.

Shtetet përreth Detit Baltik kanë raportuar për shkelje të hapësirave të tyre ajrore nga avionët rusë në këto vitet e fundit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: