Një sherr është regjistruar gjatë natës në Sarandë, ku një person është goditur me qytë pistolete. Ngjarja në shëtitoren e qytetit afër mesnate.

Kristo Ballkoni, 31 vjeç, banues në Sarandë dyshohet se është goditur me qytë pistolete në pjesën e fytyrës.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës ku ka marrë ndihmën e parë për shkak të plagëve në fytyrë. Policia prej mesnatës ka nisur hetimet për ngjarjen e rëndë dhe po grumbullon pamje filmike me qëllim identifikimin e autorëve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: