Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin nacional Tiranë-Dibër, duke shkaktuar radhë të gjata automjetesh. Aksidenti është regjistruara rreth 30 minuta më parë në by-passin e mesëm të Qafë Murrizit. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Aksidenti ka shkaktuar një varg makinash prej rreth 2 km në të dyja anët e rrugës, duke bërë që dhjetëra shoferë të presin. Forcat e rendit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb