Hamasi pranon në minutën e fundit propozimin e Egjiptit dhe Katarit për një marrëveshje armëpushimi me Izraelin, në përpjekjen e fundit të dëshpëruar për të ndalur pushtimin e ushtrisë izraelite në Rafah.

Por shteti hebre rrit presionin ushtarak me “sulme të synuara” në qytetin në jug të Rripit, ku u regjistruan të paktën 8 të vdekur. Një pushtim tokësor do të ishte “i patolerueshëm”, thotë Guterres. Sot në Kajro pritet finalizimi i marrëveshjes mes Hamasit dhe Izraelit. Protestuesit pro Gazës u arrestuan jashtë Met Gala në Nju Jork.

Sakaq, raportohet se forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) kanë marrë nën kontroll anën palestineze të kalimit të Rafahut nga Egjipt dhe monitorojnë të gjithë ndihmat që mbërrijnë në Rrip. Një nga burimet tha se Izraeli beson se marrja e kontrollit të kalimit do të pengojë Hamasin të demonstrojë se është ende duke sunduar Gazën. Në ditët dhe javët e ardhshme, sipas burimit, Izraeli dëshiron që palestinezët në Gaza të cilët nuk janë të lidhur me Hamasin të përfshihen në kontrollin dhe shpërndarjen e ndihmave që hyjnë në Rrip nga Egjipti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: