Chiesa u ndez më në fund, por paraqitjet e tij me ulje ngritje të forta, ka bërë që e ardhmja e tij të jetë e paqartë, sigurisht e kushtëzuar nga dëmtimet e shumta. Në kryeqytet, përballë Romës, Chiesa ishte në versionin e tij më të mirë, ishte shpërthyes, duke qenë një rrezik konstant me topin në këmbë. Askush nuk i vë në dyshim aftësitë e tij, madje as drejtuesit e Juves, të cilët janë të gatshëm të diskutojnë për rinovimin e kontratës.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sipas La Gazzetta dello Sport: “Zonja e Vjetër” është gati t’i ofrojë sulmuesit “azzurr” një kontratë të re, të paktën deri në 2026, ndërkohë kontrata e tij aktuale skadon në 2025. Kjo më shumë shihet si një lëvizje për të mos e humbur me parametra zero në përfundim të sezonit të ri. Chiesa ka pasur gjithnjë admirues, mbi të gjitha jashtë Serie A, por së fundmi, sipas Corriere dello Sport, interesim për të ka shfaqur edhe Roma. Daniele De Rossi është një admirues i zjarrtë i Chiesa-s, e pëlqente shumë edhe përpara se sulmuesit të dhuronte atë paraqitje në kryeqytet.

Corriere
Corriere

Gjithnjë sipas Corriere dello Sport, është e vështirë që Juve të lë të lirë një nga sulmuesit më të mirë italian të brezit të tij, pavarësisht se kush do të jetë trajneri i “Zonjës së Vjetët” sezonin e ri, për këtë arsye po nxitojnë për t’i ofruar një kontratë të re.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: