Koordinatori rajonal i Rithemelimit për Tiranën, Klevis Balliu i është drejtuar me një deklaratë Prokurorisë së Posaçme.
Ai ka kërkuar nga SPAK të hetojë në lidhje me marrëveshjen mes Bashkisë Tiranë dhe kompanive I.B.Recycling me administrator Fatbardh Meça dhe 3.R shpk, e cila është në pronësi të shtetasit Edurim Teqja (kushëriri i Redi Mollës).

Deklarata e plotë:
Partia Demokratike vijon sot, një ditë para protestës së të martës ora 11, me paraqitjen dhe ritheksimin e fakteve që implikojnë drejtpërdrejt Erion Veliajn në vjedhjen qindra miliona euro të aferës së inceneratorëve.
Ne i drejtohemi publikisht SPAK-ut për të marrë në konsideratë dhe hetuar sa më poshtë:
1. Në datën 15 dhjetor 2015 firmoset aktmarrëveshja midis Bashkisë Tiranë dhe kompanive I.B.Recycling me administrator Fatbardh Meça dhe 3.R shpk, e cila është në pronësi të shtetasit Edurim Teqja (kushëriri i Redi Mollës). Objekti i marrëveshjes parashikon: punësimin e individëve që mbledhin materiale të riciklueshme dhe seleksionimin e këtyre materialeve para se të futen në zonën e asgjësimit për mbledhjen e materialeve të riciklueshme, të parrezikshme, që depozitohen brenda landfilllit të Sharrës.
SPAK të pyesë Erion Veliajn:
-PËRSE ky shërbim i mbuluar nga ndërmarrja publike duhet të transferohej tek operatorët privatë?
-Përse nuk kaloi nëpërmjet vendimit të këshillit bashkiak?
-Përse nuk u zhvillua procedurë prokurimi me garë të hapur, por u vendosën negociata të drejtpërdrejta me operatorët private?
2. Në gusht 2016 Kompania MEG Albania -mburojë e AMIA Verona- (që kishte paguar 33.000 € Vladimir Fezgën për promocion) dhe AMIA Verona së bashku me Bashkia Tiranë, themeluan kompaninë ECO Tirana.
SPAK duhet t’i bëjë këto pyetje Veliajt të cilin duhet ta thërrasë sërish:
-Kush vendosi për themelimin e Eco Tirana?
-A ka studim fizibiliteti të kryer për të?
-Përse lindi nevoja që shërbimi i mbuluar nga sektori publik të transferohej te privati?
-Si u transferua pa vendim të Këshillit Bashkiak toka e marrë brenda landfillit?
-Pse nuk ka asnjë tender për shërbimin, por u paracaktuan kontraktorët privatë?
3. Në vitin 2017, Qeveria, e cila nuk ka asnjë tagër ligjor për mbetjet urbane, me anë të Ministrisë së Mjedisit lidhi kontratën me kompaninë e Inceneratoreve (Integrated Energy) për landfillin e Sharrës. Zgjidhja ishte pra që Integreted Energy, kompania e Inceneratorit, të blinte ECO Tirana për mbi 410,000 €!
4. Në 2018 lidhet kontrata mes (1) Bashkise (Policia Bashkiake – Ermal Kapllanaj dhe Drejtoria e Punëve Publike – Taulant Tusha) (2) Inspektoratit Mjedisor dhe (3) kompanisë private Integrated Energy per te detyruar gjithkënd te çonte ne Sharre te gjitha llojet e mbetjeve qe u përkthye ne (1) mbetjet urbane, (2) riciklimin, (3) dherat (4) inertet
SPAK duhet të pyesë Erion Veliajn:
-Përse institucionet publike vendosen në shërbim të inceneratorëve privatë të paracaktuar?
-Pse ky ndryshim në zërat e kontratës, pasi dherat dhe inertet nuk parashikoheshin ne kontratën baze te inceneratorit në 2017?
-Çfarë studimi tregu kreu autoriteti kontraktor për vendosjen e çmimit të dherave dhe inerteve
-Cili ishte autoriteti që e miratoi?
Këto janë pyetjet të cilat kërkojnë përgjigje të menjëhershme dhe sanksionet penale respektive për të vërtetuar se hetimi ndaj bashkisë Tiranë dhe Erion Veliajt është i vërtetë.
Këto janë gjurmët e bandës së Veliajt, dhe këtë bandë bashkë me kreun e saj duhet të rrëzojmë nesër në ora 11.
Për t’a marrë Bashkinë nga hajdutët dhe për t’ua kthyer qytetarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: