PARIS- Kur po bëhesha gati të futesha në fushën e lojës, Ronaldo, i cili ishte pranë meje në pankinë, më tha se ”ke për ta parë që do ta shënosh ti golin e fitores”, deklaroi dje pas finales Portugali-Francë, autori i golit, Eder.

“Ai më mbushi me besim të madh”, shton Eder, i cili tregon edhe një anekdotë për finalen e Botërorit 2014, që u zhvillua në ”Maracanà”. “Kur Miroslav Klose doli nga loja për t’u zëvendësuar me Mario Goetzen, gjatë finales Gjermani-Argjentinë, i tha këtij të fundit se do të ishte pikërisht ai që do të shënonte”, thotë Eder.

Dhe, pikërisht ashtu ndodhi. Ishte Goetze që vendosi fitoren e gjermanëve. “Jam i lumtur për çka bëmë. Kur doli Ronaldo, skuadra u mpak, pastaj e mori veten. Ç’mund të them tjetër? Falenderoj gjithë portugezët. Jemi në kulmin e lumturisë. Kisha besim se kishte ardhur momenti im. Dhe kjo ndodhi pikërisht në një finale”, përfundon Eder, i cili, për ironi të fatit luan në Francë, me Lille.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: