Federata Rumune e Futbollit (FRF) ka shkarkuar te hënën trajnerin e ekipit kombëtar, Anghel Iordanescu, pas eliminimit te Rumanise ne turin e pare te Euro-2016, duke bere te ditur se zevendesuesi i tij do te caktohet brenda dy javeve.

“Falenderojme Anghel Iordanescu per kualifikimin e Rumanisë ne këtë kompeticion”, deklaroi presidenti i FRF, Razvan Burleanu. “Deri ne fund te Euro-2016 ne do te caktojmë trajnerin e ri. Ne do te kerkojme nje trajner qe te këtë një përvojë mbi 10-vjeçare ne nivele te larta, qe te kete fituar trofe dhe te jete i motivuar për te kualifikuar Rumaninë për ne Kupën e botes”, theksoi ai.

“Rumun ose i huaj, ne i kemi te hapura te dy opsionet”, saktësoi Burleanu.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: