Në kryqëzimin e Rrugës “Sami Frashëri” me rrugën “Ismail Qemali” në kryeqytet, shërbimet e Policisë Rrugore kanë konstatuar një automjet “Land Rover”, të parkuar në kryqëzim dhe në sens të kundërt me atë të lëvizjes.

Në momentin që policët i janë afruar mjetit, A.H. 23 vjeç me banim në Kosovë, ka dalë nga një nga lokalet pranë, duke u prezantuar si drejtuesi i automjetit.

Pasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit të parkuar në mënyrë të parregullt, sëbashku me dokumentacionin, ai ka tentuar ti japë 10 euro punonjësit të Policisë, për tiu shmangur masës administrative.

Por pikërisht në këtë moment atij i janë hedhur prangat duke u arrestuar në flagrancë për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Nenet 244 i Kodit Penal.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: