SERBI-Raportuesi për Serbinë dhe kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, ka thënë për mediet gjermane se Serbia nuk nuk do të hyjë në BE, nëse nuk pranon krimet e kryera në Kosovë dhe nëse nuk i normalizon marrëdhëniet me të.

“Serbia, duhet të pranojë krimet që ka kryer në konfliktin me Kosovën”, ka thënë eurodeputeti David McAllister.

“Deri sa të bëhet kjo, rruga e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian është shumë e largët”, ka shtuar ai për gazetën gjermane “Neue Osnabrucker Zeitung”.

Lidhur me raportet e Serbisë me Kosovën, gazeta “Suedwesstpresse”, shkruan se “do të ishte një veprim shumë konstruktiv nëse Serbia do ta njihte pavarësinë e Kosovës, dhjetë vite pas shpalljes si shtet i pavarur, dhe se edhe pas zgjedhjes së Aleksander Vuçiqit si president i Serbisë, Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian për aq kohë sa nuk e njeh Kosovën si shtet i pavarur”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: