FRANCE- Komisioneri evropian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici u shpreh sot se Greqia po percepronte më në fund “dritë” pas vitesh të vështira, duke vlerësuar se reformat e parashtruara ndaj Athinës ishin pa dyshim mjaft të ashpra, por të nevojshme.

“Greqia ka qenë në zemër të një stuhie të pabesueshme ekonomike dhe financiare, por sot, punët po eçim mirë, mjaft mirë”, deklaroi Moscovici për radion “France Inter”.

“Ka shpresë për Greqinë. Rritja ekonomike ka rinisur por gjithashtu punësimi, turizmi dhe investimet”, shtoi ish-ministri, duke u shprehur entuziast se ekziston së fundmi një dritë në fund të tunelit të masave shtrënguese.

“Duheshin krijuar kushtet e besimit, kjo është ajo që u arrit. A ka qënë ky moment mjaft i vështirë? Pa dyshim. A ishte ky një hap i nevojshëm? Pa dyshim që po”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: