Komisioneri për Zgjerimin e Bashkimit Europian, Johannes Hahn përmes një postimi në rrjetet sociale ka informuar sot për një takim me biznesmenin dhe miliarderin amerikan, George Soros në shenjë mbështetje ndaj punës dhe ndikimit të tij në vendet e Evropës.

“Gjithmonë është bukur të takosh George Soros për të diskutuar përpjekjen e përbashkët për nxitjen e reformave dhe shoqërive të hapura në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore”, – thuhet në postimin e Hahn.

Soros sëfundmi ka qenë pjesë e sulmeve verbale në disa shtete të Ballkanit, veçanërisht në Maqedoni por edhe në Shqipëri, duke u akuzuar se nëpërmjet organizatave të tij e rrjetit të njerëzve të financuar nga “Fondacioni për Shoqëri të hapur” ka kontroll mbi institucionet qeveritare dhe shtetërore.

Lidershipi i PD-së por edhe përfaqësues të shoqërisë civile në vend kanë qenë veçanërisht kritik ndaj Soros sa i përket rolit të Fondacionit të tij për hartimin e reformës në drejtësi.
18157789_10209285230988502_879183989898465748_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb