Shkëndija e Tetovës ka arritur të sigurojë për të dytin sezon radhazi fazën “play-off” të Europa League. Skuadra shqiptare e Maqedonisë mundi me rezultatin e përgjithshëm 4-2 skuadrën e Trakait.

Në takimin e parë të luajtur në Lituani vendasit triumfuan me rezultatin 2-1, por goli i shënuar në fushën kundërshtare duket se i dha zemër Shkëndijës e cila në ndeshjen e kthimit që përfundoi para pak çastesh në stadiumin “Mlladost” të Strumicës triumfoi përballë Trakait me shifrat 3-0.

Golin e parë për kuqezinjtë e shënoi Ibrahimi në minutën e 29-të falë një goditje të bukur nga jashtë zone duke lënë të shtangur portierin kundërshtar. Asgjë më pak nuk bëri dhe Hasani i cili 3 minuta para përfundimit të pjesës së parë dërgoi shifrat në 2-0. Pjesa e dytë do të reyervonte një tjetër gol për Shkëndijën e cila në minutën e 88-të me të njëtin protagonist, Hasanin, do të vuloste kapitullimin e lituanezëve.

Vitin e kaluar ishte skuadra belge e Gent ajo që i mohoi Shkëndijës fazën e grupeve te “Europa League”, ndërsa këtë herë skuadra shqiptare shpreson që shorti i cili hidhet nesër të tregohet më zemërgjerë për të bërë realitet ëndrrën e tetovarëve.

Shkëndija Tetovë: Zahov, Todorovski, Bejtullai, Bojku, Çelikoviç, Alimi, Totre, Radeski, Hasani, Abdurahimi, Ibraimi

Trajner: Qatip Osmani

Trakai: Plukas, Borovskij, Janushevskis, Klimaviçius, Vakili, Shyshka, Vorobjovas, Shilenas, Biçenok, Maksimov, Dorlej

Trajner: Oleg Vasilenko

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb