All & Goals & Highlights FC Rostov 1-1… by taftadarka2016
Manchester United nuk ia ka dalë të fitojë takimin e parë të luajtur në Rusi kundër Rostov në kuadër të fazës së 1/8 të “Uefa Europa League”. Djajtë e kuq janë ndalur me rezultatin 1-1 ku golit në Mkhitaryan në minutën e 35-të miqtë iu përgjigjën me anë të Bukharov në të 53-ën.

Ajax, fituesi i 4 herë të “Champions League” është mposhtur në transfertë nga skuadra e Kopenhagen. Ekipi më me emnër i Holandës, u mund me rezultatin 2-1 në fushën e danezëve. Gjithsesi mbeten edhe 90 minuta për të vendosur se kush do të kalojë në raundin tjetër, me Ajax që do të synojë përmbysjen në “Amsterdam Arena”

Ndeshja tjetër e luajtur në orën 19:00 ishte ajo mes qipriotëve të APOEL dhe Anderlect. Mysafirët nga Belgjika ia dolën të fitonin në takimin e parë duke fituar 0-1.

Në orën 21:05 do të luhen takimet tjera të kësaj faze ku ajo që bie më shumë në sy është sfida mes Lyon dhe Romës.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb