Nga: Erion Shkambi

Futbolli shqiptar mban frymën me shpresën që pas pak në Nion të Zvicrës të kenë sadopak fat në shortin që do të hidhët për turin e parë kualifikues në Europa League. Skënderbeu, Partizani dhe Tirana kryqëzojnë gishtat me shpresën që përballë të kenë një kundërshtar të lehtë për të shpresuar që të kalojnë të paktën një raund, çka përkthehet në më shumë të ardhura.

Kur na ndajnë shumë pak nga hedhja e shortit( 13:00) Skënderbeu duket skuadra më e favorizuar. Korçarët bëjnë pjesë në grupin e 6 dhe kundërshtarët e mundshëm që mund të përballën janë si më poshtë:
Kundërshtarët e mundshëm të Skënderbeut

Linkoln (Gjibraltar)
Progres Niderkorn (Luksemburg)
Zaria Balti (Moldavi)
Folgore (San Marino)
Sant Hulia (Andorrë)

Duke iu referuar dhe emrave të kundërshtarëve dhe kampionateve ku këto ekipe militojnë, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja pritet të mos ketë shumë probleme për të kaluar të paktën raundin e parë eliminatorë.

Pak më e ndërlikuar është situata për Tiranën dhe Shkëndijën e Tetovës. Dy ekipet pozicionohen në të njëjtën vazo, në grupin 1 duke shmangur në këtë mënyrë një derbi mes shqiptarësh por nuk ka shumë vend për festë pasi shorti i rezervon kundërshtarë me emër të madh:
Kundërshtarët e mundshëm të Tiranës dhe Shkëndijës

Trençin (Sllovaki)
Makabi Tel-Aviv (Izrael)
Inter Baku (Azrebajxhan)
Dacia Kishinjev (Moldavi)
Shirak (Armeni)

Pas një eksperience pozitive sezonin e shkuar, Partizani kërkon diçka më shumë këtë edicion, të paktën shpresojnë të kenë pak më shumë fat. Të kuqtë e kryeqytetit bëjnë pjesë në Grupin 4 dhe në raundin e parë kualifikueses mund të përballën me këto ekipe:
Kundërshtarët e mundshëm të Partizanit

Videoton (Hungari)
Ordabasi (Kazakistan)
Botev Plovdiv (Bullgari)
Jagellonia Bialistok (Poloni)
Sllovan Bratislava (Sllovaki)

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: