Tirana nuk ka arritur të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë kualifikuese të “Europa League” kundër Maccabi Tel Aviv. Bardheblutë janë mundur me rezultatin e pastër 2-0 në fushën e izraelitëve duke lënë pak shpresa për ndeshjen e kthimit.

Golin e parë vendasit e shënuan në minutën e 27-të me anë të Cohen, ndërsa të dytin në të 64-ën me Dasa i cili vulosi edhe shifrat përfundimtare të takimit.

Ndeshjen e kthimit Tirana e luan javën e ardhshme në “Selman Stërmasi” në datën 6 korrik.
skenderbeu8-665x400
Ndërkohë Skënderbeu ia ka dalë të mundë në shtëpi Sant Julia me rezultatin e ngushtë 1-0.

Korçarët e patën të vështirë të gjenin rrugën e rrjetës pasi në pjesën e parë ritmi ishte tepër i ulët dhe skuadra nga Andorra ishte mirë e vendosur mbrapa. Para se të zhbllokohej rezultati Skënderbeu humbi edhe një penallti të goditur nga Latifi.

Gjithsesi do të ishte vetë futbollisti nga Kosova që do korrigjonte gabimin kur në minutën e 67-të do shënonte golin e vetëm të takimit.

Ashtu si edhe Tirana, Skënderbeu e luan javën e ardhshme me datë 6 korrik ndeshjen e kthimit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb