KIEV– Këngëtarja që përfaqëson Shqipërinë në Eurovison, Linda Halimi ka performuar e katërta në natën e parë gjysmëfinale të Festivalit Europian të Këngës që zhvillohet në Kiev të Ukrainës. Linda Halimi perfomoi këngën e saj “World”, ndërsa mori vlersime dhe duartrokitje nga publiku për vokalin e saj të vecantë.

Kënga e kompozuar nga Klodian Qafoku dhe me tekstin e saj dhe Big Bastës është një baladë që nxjerr në pah vokalin potent të këngëtares.

Të gjithë shqiptarët që ndodhen në shtetet pjesëmarrëse të natës së parë si: Suedi, Gjerogji, Australi, Belgjikë, Mal i Zi, Finlandë, Azerbaixhan, Portugali, Greqi, Poloni, Moldavi, Islandë, Republikë Çeke, Armeni, Qipro, Slloveni e Letoni mund të votojnë këngën shqiptare performuar nga Lindita Halimi në kodin me numër 4, në numrin që gjendet në televizionin e shtetit përkatës që transmeton Eurovizionin.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: