Facebook ka njoftuar se ka arritur shifrën e dy miliardë përdorueseve në muaj.

Kompania e arriti këtë dje, teksa CEO Mark Zuckerberg zbuloi lajmin me anë të një publikimi në faqen e tij në Facebook:

“Këtë mëngjes Facebook ka zyrtarisht 2 miliardë njerëz”, shkroi ai.

Kompania u themelua në shkurtin e vitit 2004 ndersa 1 miliardëshin e arriti në tetorin e vitit 2012.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: