‘Facebook’ prezantoi një funksionalitet të ri për përdoruesit të cilët janë të shqetësuar lidhur me privatësinë e fotos së tyre të profilit.

Ditën e sotme rrjeti social filloi një program pilot në Indi i dizajnuar për të mbrojtur fotot e profilit të përdoruesve. “Photo Guard” implementon një sërë masash sigurie të cilat përfshijnë:

Parandalimin e përdoruesve nga shkarkimi i fotot së profilit të një përdoruesi
Parandalimi i etiketimit në një foto profili
Parandalimi i “screenshot” të fotos së profilit të një personi
Kur është i aktivizuar ky funksionalitet është i dukshëm nëpërmjet një kufiri në ngjyrë blu dhe një mburojë rreth fotos së profilit.

Ai erdhi si një rezultat i një hulumtim bërë në Indi. Facebook tha se shumë përdorues nuk dëshironin një fotot e profilit të tyre të përfundonin në internet.

Aktualisht i disponueshëm në Indi, “Photo Guard” pritet të shpejti të zgjerohet edhe në vende të tjera, njofton PCW.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: