Celuliti është shqetësim më vete, sidomos në stinën e verës. E megjithatë është një pjesë e paevitueshme e jetës. Çdokush mund të preket nga celuliti në një moment të jetës: shfaqet kur fibrat e kolagjenit që ngurtësojnë dhjamin në lëkurë, tendosen dhe çahen, duke iu dhënë mundësi qelizave të dhjamit të zgjerohen më shumë.

Mësoni më shumë rreth celulitit dhe trupit tuaj sidomos si të shpëtoni nga kjo shenja të mërzitshme njëherë e përgjithmonë (ose të paktën si t’i bëni më pak të dukshme), shkruan “Shëndeti”.

#1 Celuliti nuk është dhjamë
Mos u ngatërroni: Celuliti është thjesht një gropëz e vogël që shfaqet kur dhjami ndahet në pjesë të vogla në lëkurë.

#2 Është më i zakonshëm tek gratë se tek meshkujt
Sa e padrejtë? Tek femrat kolagjeni i lëkurës është i vendosur në rreshta paralele, si shtylla, prandaj edhe celuliti është më i dukshëm. Ndërsa tek meshkujt është në formë X. Kështu krijohen ndarje shumë më të vogla të dhjamit, duke mos e lejuar të formohen gropëza në lëkurë.

#3 Kremrat mund të ndihmojnë me celulitin
Përdorni produkte që kanë në përmbajtje kafeinë ose retinol. Kafeina stimulon rrjedhjen e gjakut dhe tkurr përkohësisht qelizat e dhjamit, ndërsa retinol ndihmon në rigjenerimin e qelizave me kalimin e kohës. Ekspertët rekomandojnë aplikimin e një kremi me përmbajtje të retinolit në fillim, dhe më pas me kafeinë. Megjithatë, duhet të dini se këto produkte nuk do ta zhdukin plotësisht celulitin.

#4 Ka një Kurë!

Janë aprovuar disa metoda nga FDA për eliminimin e celulitit, si Cellulaze – por që janë shumë të kushtueshme. (Teknika Cellulaze, për shembull, mund t’ju marrë qindra, mijëra dollarë, në varësi të pjesës që do të trajtoni). Procesi merr vetëm 1 orë, dhe efektet mund të zgjasin për vite me radhë, thonë ekspertët.

#5 Aktiviteti fizik gjithashtu mund ta bëjë më pak të dukshëm celulitin
Është e vërtetë! Stërvitja dhe ushtrime të ndryshme mund të djegin dhjamin dhe ta bëjnë njëkohësisht celulitin më pak të dukshëm. Provoni këto ushtrime për të eliminuar celulitin.

#6 Rënia në peshë nuk e zhduk celulitin
Shtimi në peshë e bën celulitin më të dukshëm. Megjithatë, edhe nëse dobësoheni, indet vazhdojnë të jenë të tendosura dhe të dëmtuara. Gjenet, inflamacioni dhe çrregullimet hormonale ndikojnë në shfaqjen e celulitit, prandaj, edhe nëse keni humbur disa kile, kjo nuk do të thotë se e keni eliminuar plotësisht celulitin.

#7 Rrezet e diellit e përkeqësojnë edhe më shumë shfaqjen e celulitit
Një tjetër arsye përse duhet të përdorni krem kundra diellit. Rrezet UV mund ta dëmtojnë kolagjenin, duke e bërë celulitin më të dukshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: