TIRANE Lajme të reja nga Danjeli dhe Fotini. Çifti shumë i dashur për të gjithë, që u bë i njohur në “Big Brother’ shumë shpejt do të bëhen prindër. Lajmin e bukur për të gjithë e ka dhënë vetë ata nëpërmjet një postimi në profilin e tyre të përbashkët në Instagram.

FOTINI

“Lafoda family”, shkruhet në foton e postuar prej tyre, teksa shihen shumë të lumtur krah njëri- tjetrit dhe duke prekur barkun. Ky vit padyshim mund të konsiderohet si më i mbari për Danjelin dhe Fotininë. Ata fituan Big Brotherin, fituan dashurinë e njëri- tjetrit, e ndërsa pritet që familja e tyre të zgjerohet edhe me një anëtar më shumë.

Untitled-2

Gjinia e bebes? Nuk e dimë akoma, por besojmë që Fotinia nuk do të ngurojë të na e tregojë. Historia e dashurisë së çiftit u vendosë në qendër të kritikave, pasi shumë pak mendonin se martesa e tyre brenda shtëpisë së BB nuk ishte reale, por ata u treguan të gjithëve se e kanë pasur shumë gabim. Urime dhe një shtatzëni sa më të mbarë Fotini.

c9a6acc31aff855012b99d72fc065fc1
(er.cu/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb