Milani ka surprizuar këdo në këtë muaj të parë merkatoje duke afruar 6 futbollistë të rinj në skuadër, por në një intervistë për mediat italiane, drejtori i skuadrës italiane, Marco Fassone, ka cilësuar se kuqezinjtë nuk do të ndalen këtu.

Fassone i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për 3 nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e “djallit”.

“E ardhmja e Gigigos është ende e paqartë, është ende mjegull, por shumë shpejtë do ta mësoni të vërtetën dhe jo ajo çfarë shkruhet në media”, është shprehur Fassone.

“Andrea Conti? Bisedimet janë duke vazhduar, mund të them se jemi në rrugë të mirë me bisedimet që kemi zhvilluar me lojtarin dhe agjentin e tij, por unë nuk mund të zbuloj më shumë gjersa të vije dita”, ka shtuar drejtori gjeneral i Milanit.

“James Rodriguez? E di se shumë media po shkruajnë se ne kemi arritur marrëveshje me lojtarin, por për hir të tifozëve, unë them që do jetë befasi e madhe në lidhje me këtë transferim, por nuk ka mbetur shumë kohë për transferime dhe mund t’i kuptoni të gjitha me kohë”, ka përfunduar Fassone.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: