NGA AURORA GOLEMI

TIRANE
– Portretet e vajzave dhe grave austriake, të cilat gjatë periudhës mes dy luftërave botërore erdhën dhe mbetën në Shqipëri, nëpërmjet martesave, janë bërë pjesë e një ekspozite.

Ambasada Austriake ka çelur ekspozitën fotografike “Austriakët e Zemrës” nga Jutta Benzenberg.
Këto portrete i përkasin jo vetëm austriakeve, por edhe pasuesve të familjeve austro-shqiptare që jetojnë në Shqipëri.

Në vitet e diktaturës këto gra patën fate të ndryshme, prekëse, madje shpesh edhe tragjike.

“Shikoheshin si bajlozët e zinj, ato vinin nga Vjena dhe këtu pyesin ku janë qytetet?”.

Portretet tregojnë fatet, jetët dhe ditët, të cilat në shumicën e rasteve ishin të errëta, si ato të Ludmilla Jovan, e cila gjatë një gjysmëshekulli mbeti në Shkodër me dy vajzat e vogla pa bashkëshortin e saj.

Për të jetuar shiti gjithçka edhe mbushjen e artë të dhëmbit. Shqip mësoi me ndihmën e mbesës në vitet e fundit të jetës. Shqiptarët kishin frikë të komunikonin me gruan austriake duke e lënë në izolim.
80-vjeçarja Drita Dashi me vështirësi kujton të ëmën Ann Endt, e cila ndërroi jetë nga një e ftohur pasi nuk mundi të kurohej.

Fotografja Jutta Benzenberg thotë se ishte shumë e interesuar për të mësuar si jetojnë sot pasardhësit e austriakëve. Puna e saj disa vjeçare në Shqipëri ka në fokus njerëzit që janë harruar nga shteti.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb