TIRANË- Ministri i Brendshëm në detyrë Fatmir Xhafaj ndodhet në Kryeministri në një takim të strukturës së posaçme të krijuar për luftën anti-kanabis, e cila drejtohet nga zv.kryeministri Niko Peleshi. Takimi vjen një ditë pas konfirmimit se Ministria e Brendshme do të jetë një nga ministritë teknike.

Një nga kërkesat e opozitës që përmban marrëveshja Rama-Basha është edhe zëvendësimi i 6 ministrave të kabinetit ‘Rama’ me ministra teknikë. Pikërisht një nga ministrat që zëvendësohet dhe duhet të lërë postin është ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Ka qenë Xhafaj që ka shkuar në kryeministri paraditen e sotme i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako. Në takim janë të pranishëm edhe përfaqësues ndërkombëtarë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: