TIRANË- Nga sot Partia Socialiste ka nisur përgatitjet për të shkuar në zgjedhjet e 18 qershorit pa opozitën, e cila kërkon të sjellë një Republikë të Re dhe i ka të gjitha shpresat tek protesta e 13 majit në Tiranë. Për analistin dhe publicistin e Fatos Lubonja mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje nuk është fundi i botës.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ai thotë se duke mos marrë pjesë në zgjedhje opozita ka mundësi të ristrukturohet.

“Nga njëra anë është mirë të kemi opozitën në zgjedhje arritjen e një dialogu, por gjithë këto marrëveshje s’na kanë sjellë ndonjë gjë, sistemi ka vazhduar kalbëzimin. Ndonjëherë mendon mos duhet ndonjë gjë më e fortë? Pra opozitës i bën mirë të rrijë jashtë dhe të ristrukturohet që nesër të sulmojë këtë qeveri të kalbur”,- thotë Lubonja.

Duke folur për protestën e 13 majit, Lubonja thotë se nuk mendon që ajo do jetë e dhunshme. Sipas tij, protestave në Shqipëri iu mungon energjia dhe mbështetja popullore.

“Duhet protestë edhe kur vjen puna për 3 banda apo një bandë, jam më shumë për 3. Duhet që protesta të jetë e mbështetur nga një energji popullore që të ndizet zjarri. Por shpresa popullore s’duhet të jetë e sforcuar. Unë e mbështes protestën, por duhet rritur kredibiliteti, duhen tërhequr njerëz të rinj që të bëhen gjeneratorë të shpresës”,- shtoi Lubonja.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: