TIRANE– Me përmbylljen e fazës së dytë të bisedimeve mes negociatorëve të BE dhe krerëve të tre partive më të mëdha politikë në vend, përpjekjet për arritjen e dialogut duket se nuk kanë prodhuar sukses.

“BalkanWeb” ka mësuar se nëse palët do arrinin sot kompromisin, negociatorët Fleckenstein dhe McAllister kishin menduar edhe një “surprizë”: detyrimin e palëve Rama-Meta-Basha, që në prani edhe të tyre, të zhvillonin sëbashku (të pestë) një konferencë për shtyp për t’iu dhënë shqiptarëve lajmin e mirë: zgjidhjen e krizës politike.

Pas takimit prej 35 minutash që lideri i opozitës, Lulzim Basha zhvilloi në ambjentet e Pallatit të Kongreseve me zyrtarin e PPE, David McAllister, Partia Demokratike bëri të ditur se “kërkesa për qeveri teknike mbetet e pandryshueshme”. Ndërkohë që si kryeministri, Edi Rama ashtu edhe kryeparlamentari, Ilir Meta nuk dhanë detaje pas përfundimit të takimit që patën po në ambjentet e Pallatit të Kongreseve me eurodeputetin, Knut Fleckenstein.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: