Manchester City në ditët në vijim do të udhëtoj drejt Shteteve të Bashkuara për fazën përgatitore dhe në listën me lojtarët e grumbulluar nga Guardiola bie në sy mungesa e mjaft emrave të njohur të cilët “qytetarët” kanë shpenzuar mbi 100 paund për t’i patur në ekip.

“Sportsmail” raporton se Pepit nuk do t’i bashkohen 5 lojtarë për përgatitjet e sezonit, duke përfshirë edhe portierin e kombëtares angleze, Joe Hart.

Në qëndrimin e tyre përtej Atlantikut City ka rezervuar 3 ndeshje të nivelit të lartë me Manchester United, Real Madrid dhe Totenham.

Lojtarët e tjerë që mungojnë përveç portierit Hart janë, Wilfrid Bony ( i blerë nga Swansea për 28 mln paund), Eliaquim Mngala ( i blerë nga Porto për 40 mln paund), Samir Nasri ( i blerë nga Arsenal për 24 mln paund) dhe Jason Denayer ( i blerë për 10 mln paund).

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb