Kompania e monitorimit të basteve Federbet ka denoncuar miqësoren e sotme të Kukësit me skuadrën austriake Volfsberger ku kampionët e Shqipërisë u mposhtën me rezultatin 7-0. Sipas Federbet, koefiçentët e basteve gjatë ndeshjes kapën shifra shumë të çuditshme duke e bërë këtë ndeshje si të dyshuar për trukim.

Postimi i Federbet në Facebook
“Ndeshjet miqësore filluan dhe menjëherë koefiçentë të çuditshëm mahnitës gjatë ndeshjes Volfsberger-Kukësi 7-0. Për të ardhur keq që asgjë nuk ndryshon, aktorët janë gjithnjë të njëjtët dhe ndeshjet miqësore shndërrohen në ushtrime për fiksimin e rezultateve të ndeshjeve.”/panoramasport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb