Klubi i Kukësit përballet sërish me akuza për ndeshje të manipuluara dhe kësaj here është kompania Federbet ajo që ka vendosur në shënjestër verilindorët.

Shkak është bërë miqësorja e pak ditëve më parë ku kampionia e Shqipërisë është mundur me rezultatin e thellë 7-0 ndaj Volfsberger. Federbet duke u bazuar te rezultati ka ngritur akuza për përfshirje ne bast të skuadrës se Kukësit dhe kjo ka sjellë zhgënjimin e madh të presidentit Safet Gjici.
Federbet-470x166
Numri 1 i verilindorëve e konsideron të “shenjtë” imazhin e klubit dhe për këtë arsye po përgatitet të hapë një proces gjyqësor ndaj kësaj kompania.

“Supersport” raporton se klubi i Kukësit do të ndjek çdo hap ligjor ndaj akuzave të ngritura, për ta çuar deri ne fund çështjen ndaj Federbet-it. Presidenti Gjici deklaroi se janë në bashkëpunim me një studio ligjore belge dhe do të kërkojnë një dëmshpërblim jo pasuror.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb