KINE – Një ndër veprat e artit me të rralla, të ekspozuara në Muzeun e xhamit në Shanghai, është shkatërruar nga dy fëmijë të vegjël. Kamerat e sigurisë së muzeut fiksuan momentin kur dy djemtë thyen veprën “Angel is waiting”, të artistes Shelly Xue. Në pamje duken edhe nënat e fëmijëve, të cilat qeshin dhe i filmojnë me celular.
Adhuruesit e artit në Kinë janë indinjuar nga kjo ngjarje, duke kërkuar nga autoritetet që të vendosin rregulla më të forta, për të mos lejuar akte të tilla.
Artistja Shelly Xue e përgatiti veprën për 27 muaj, dhe ja dedikoi vajzës së saj.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: