Shkruar nga Vincent TRIEST,
per “Gazetën Shqiptare”

Askush nuk di tamam se sa shqiptarë kalojnë me sukses në menyrë ilegale nga Holanda ne Angli. Por, sipas autoriteteve holandeze ky shans është shumë i vogel. Çuditërisht numri i klandestinëve shqiptarë në këtë vend, është gjithnjë në rritje, pasi në muajt e fundit janë arrestuar qindra shqiptarë. Përveç numrit në rritje, tashmë ata po përdorin edhe metoda të reja të trafikimit që janë me të rrezikshmë. Dhe për t’iu fshehur syrit të autoriteteve të sigurise, gjatë ditës ata jetojnë në kushtë çnjerëzore në bunkerët në afërsi të portit. “Gazeta Shqiptare” sjell sot pamjet nga Hoek van Holland, vendi që mund të konsiderohet ferri i klandestinëve shqiptarë në Holandë.

thumbnail_Schermafbeelding-2017-07-20-om-16.45.49-1024x550

Në Hoek van Holland, një fshat i vogël në Holandë, gjatë verës ka plot turistë. Ky fshat me plazhet e tij të gjata me rërë, është një nga vendet të preferuara të qytetarëve të Rotterdamit për të pushuar. Që nga momenti që lind dielli deri kur perëndon, këtu mund të gjenden pushues të cilët kanë ardhur për të kaluar një ditë të bukur në plazh. Por që nga fillimi i ketij viti, një numër i lartë shqiptaresh kanë filluar të frekuentojnë këto plazhe, por me një synim të ndryshëm nga pushuesit lokalë.
Kur perëndon dielli në këtë fshat piktoresk, klandestinët shqiptarë fillojnë të dalin nga bunkerët që ndodhen rreth 250 metra nga porti. Këto bunkerë janë të ndërtuar gjatë Luftës së Dytë Botërore nga forcat gjermane për të mbrojtur bregdetin nga një pushtim i mundshem nga Anglia. Askush, gjatë ndërtimit të këtyre dhjetra bunkerëve, nuk do të kishte menduar që pikërisht këto ndërtesa ushtarake do të shërbejnë si bazë për të ikur në Angli. Por kreativiteti i klandestinëve shqiptarë dhe nevoja për një vend të thatë dhe të ngrohtë ka bërë që këto bunkerë të përdoren vazhdimishtt nga emigrantët shqiptarë.
thumbnail_Schermafbeelding-2017-07-20-om-16.45.32-1024x546
Fenomeni i klandestinëve shqiptarë në Holandë, por dhe në vende të tjera si Franca dhe Belgjika, nuk është një fenomen i ri. Pas mbylljes se Calais dhe Dieppe në Francë, shqiptarët kanë kërkuar mënyra të reja për të kaluar në Angli. Por në qoftë se në Dieppe, kishte disa kushte jetese, si krevate, çadra dhe ushqim që u garantohej nga organizata bamirëse, në Hoek van Holland, shqiptarët duhet t’ia dalin plotësisht vetë.
Mjafton të kërkosh pak për të gjetur një nga bunkerët që përdoren nga këta klandestinë shqiptarë. Këto vepra janë ndërtuar në pika strategjike tek dunat dhe hyrjet janë të fshehura nëpër shkurre. Por në momentin që tentojmë të hapim derën, dëgjojmë një gjurmë nga pjesa e pasme e bunkerit. Klandestinët, nga frika e policisë, janë larguar me vrap dhe kanë lënë në bunker gjithçka që kanë.

Pasi të kesh kaluar shkallet, duhët të ecesh dhe rreth 20 metra në një tunel që të çon në një nga vendet ku jetojnë klandestinët shqiptarë. Pavarsisht që bunkerat janë ndërtuar për t’i rezistuar predhave, këtu duket sikur ka shpërthyer një bombë. Gjithandej mund të gjesh plehra, në anë të mureve jane vendosur dyshekët për të fjetur. Në mesin e “dhomës” ndodhet një dërrasë e madhe, që shërben si një sofër. Mbi sofrën e improvizuar ndodhet një bukë e sapohapur, sallam, djathë, domate dhe sallatë.
Në afersi të dritares se vetme në dhomë ka dru dhe plehra të djegura, të cilat gjatë natës kanë shërbyer për të ngrohur burrat shqiptarë.

Zjarri ka dhe një qëllim tjetër. Efektivët e policisë na tregojnë që shqiptarët tashmë përdorin një metodë të rë në tentativë për të ikur në Angli. Pasi ka disa muaj që në port është vendosur një gardh të ri me rrymë elektrike, e cila ka vështirësuar hyrjen në port për shqiptarët. Synimi janë kamionët të parkuar në port që nisen për në Angli. Me thika shqiptarët çajnë plastmasin që mbulon trailerat, ku tentojnë të fshihen më pas.
Lajmin e plote mund ta lexoni ne GSH.al: http://www.gsh.al/2017/07/20/ekskluzive-ferri-i-klandestineve-shqiptare-ne-holande-angli-fotot-e-skanerit-si-fshihen-ne-trajlera/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb